LDK: Po parapërgatitet vjedhja e votave në Buqe

Lidhja Demokratike e Kosovës në Dragash ka njoftuar se menaxheri i Komisionit Komunal Zgjedhor, Haxhi Berisha u ka kumtuar atyre lajmin se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Prishtinë ka zhvendosur Kryekomisionerin e LDK-së nga fshati Buqe në Brezne, ndërsa në vendin e tij në Buqe është emëruar Kryekomisioner nga radhët e PDK-së.

Me këtë rast LDK ka shprehur indinjatë pasi që ky ndryshim pa dijeninë e subjektit politikë “ka për qëllim dëmtimin e procesit zgjedhor ngase ne dyshojmë në parapërgatitjen e vjedhjes së votave më 19 nëntor”. /Opoja Sot

Më poshtë po e japim njoftimin e plotë të lëshuar nga LDK në Dragash

KQZ bën ndërrimin e kryekomisionerit në vendvotimin Nr. 0522A-01D në fshatin Buqe, ku ka qenë i dërguar nga LDK-Dragash, z. Mergim Berisha dhe sipas z. Haxhi Berisha (menaxher i KKZ-Dragash) z. Berisha është ndërruar nga KQZ-Prishtinë dhe në vend të tij është emëruar kryekomisioner nga radhët e PDK-së.

Ne shprehim indinjatë dhe shqetësim të thellë dhe ju bëjmë me dije se ky ndryshim që është bërë nga KQZ-Prishtinë ka për qëllim dëmtimin e procesit zgjedhor ngase ne dyshojm në parapërgaditjen e vjedhjes së votave më 19 nëntor.

Sipas ligjit, caktimin e antarëve të KVV e bën KKZ në bashkëpunim me partitë politike. Ky ndryshim për ne si LDK-Dragash është i pa pranueshëm, e aq më pak zhvendosja e kryekomisionerit tonë, pa miratimin e subjektit LDK, në fshatin Brezne.

Komisioneret Buqe
Komisionerët Buqe nga raudi i parë
Komisioneret Buqe
Komisionerët Buqe, pas ndryshimeve të bëra nga KQZ