2013-ta viti me më së shumti dasma në Komunën e Dragashit

Si në trevën e Opojës ashtu edhe të Gorës, ceremonitë martesore tradicionale janë një ngjarje e veçantë që na dallojnë nga trevat dhe rajonet e tjera të Kosovës.

Edhe pse viteve të fundit ka një tendencë për ti bërë dasmat si e gjithë Kosova dhe gjithë “dynjaja”  në ambiente hoteliere – restorante, dasmat tona mbesin karakteristike.

Statistikat e dasmave për komunën e Dragashit

Opoja Sot në këtë shkrim ju prezanton disa të dhëna statistikore, në lidhje me numrin e dasmave ndër vite.

Sipas shifrave të publikuara nga Agjencia e Statistikave të Kosovës, nga gjashtë vitet ku jepen të dhëna viti 2011 mban rekordin me 323 kurorëzime, ndërsa viti 2016 ka numrin më të ulët me 210 sosh.

Ashtu siç edhe mundë ta keni pritur ndër muajt e vitit, gushti është muaji më i preferuar për ceremoni martesore por edhe për vendosjen e niqahut./opojasot.com