Agjencia Kosovare e Privatizimit shpall shitjen e dyqanit në Dragash

 Shitja e Aseteve në Likuidim – 38

Agjencia Kosovare e Privatizimit është e ngarkuar për të privatizuar Ndërmarrjet Shoqërore në Kosovë përmes metodës së spin-off-it dhe likuidimit. Investitorët ftohen ti blejnë përmes tenderit të hapur dhe konkurrues asetet e disa NSH të caktuara, listuara më poshtë tani në likuidimin, transmeton opojasot.com.

AGJENCIA KOSOVARE E PRIVATIZIMIT SHPALL SHITJEN E 38 TË ASETEVE TË NDËRMARRJEVE NË LIKUIDIM

Subjektet/njësitë e përcaktuara më poshtë janë nën juridiksionin e AKP në pajtim me Ligjin nr 04/L-034 mbi Agjencinë Kosovare të Privatizimit.

Data e Dorëzimit dhe Hapjes së Ofertave është me: 06.12.2017

Njësia nr.123: NSH Koritniku – Shitorja nr.1 në Dragash –  perfshin lokalin afarist me siperfaqe te pergjithshme prej perafersisht 58m² (sipas matjeve interne) dhe eshte ne katin perdhese te nderteses (P+2) qe gjendet ne qender te qytetit te Dragashit. Toka ku ndodhet dyqani NUK eshte pjese e kesaj shitje. Prona aktualisht eshte ne qiradhenie. Kontrata e qirase perfundon me 31.10.2017. (Depozita e ofertes: € 7,500)
Emrat e meparshem dhe Fi numrat: NSH Koritnik Dragash Fi-186/89; Fi-8189/92

Më shumë informata për dyqanin në shitje gjeni në këtë lidhje.