Aktivitet kulturor në Bresanë për “Ditën e Flamurit”

Me rastin e Festës së Flamurit si çdo vit, edhe sivjet po organizohen aktivitete të ndryshme kulturore e artistike.

Sot për nderë të “Ditës së Flamurit” në Bresanë në objektin e shkollës “28 Nëntori” është mbajtur aktivitet kulturor me pjesëmarrjen e Klubit Letrar “Luigj Gurakuqi”.

Të pranishëm në aktivitet ishin poetët Ibrahim Skenderi, Gursel Idrizi, Demir Reshiti, Osmon Bojaxhiu etj., si dhe arsimtarë, nxënës, prindër e qytetarë të shumtë./Opoja Sot