Aktiviteti i parë i kryetarit Shabani, pas pranimit të detyrës

Një ditë pasi  u betua si kryetar i komunës së Dragashit, Shaban Shabani kishte aktivitetin e parë në këtë detyrë.

I pari i Komunës tonë mori pjesë në ngjarjen përmbyllëse të projektit “Vepro mençur” e organizuar nga Qendra Rinore Avoko.

“Vepro mençur” është projekt në kuadër të programit E4E dhe është i financuar nga USAID dhe i mbështetur nga -ATRC-.

Avoko
Jeton Qengaj nga Avoko, flet para të pranishmëve

Gjatë prezantimit të punës 9 mujore  në kuadër të këtij projekti, veçanërisht “Plani i veprimit rinor lokal” foli edhe kryetari Shabani i cili u zotua se do te mbështes te rinjtë e Komunës sonë./Opoja Sot