Amina, emri më i përdorur në Komunën e Dragashit

Sipas publikimit ‘Emrat dhe mbiemrat në Kosovë’, prezantuar nga Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK), mbiemri ‘Krasniqi’ është më i shpeshtë në Dragash, ndërsa emir më i përdorur Amina.

Vlenë të përmendet se ndër pesë mbiemrat më të shpeshtë në Kosovë, katër prej tyre janë edhe në komunën e Dragashit.

Në Kosovë numri i emrave të ndryshëm është gjithsej 68,122 sosh, ndërsa numri i mbiemrave të ndryshëm është gjithsej 26,557 sosh.

Sa i përket shpërndarjes së emrave në Kosovë, emri më i gjatë [më së shumti shkronja] është ‘Ismailqemail’ me gjithsej 13 shkronja dhe ‘Mirandolinda’ me gjithsej 12 shkronja, ndërsa emri me i shkurtër ishte me vetëm dy shkronja ‘Al’ dhe ‘Ad’.

Nëse i shikojmë emrat sipas shkronjës së parë, sipas alfabetit, më së shumti emra fillojnë me shkronjën ‘A’, ndërsa më së paku me shkronjën ‘C’. Gjithsej 8,026 emra fillojnë me shkronjën ‘A’, ndërsa gjithsej 407 emra fillojnë me shkronjën ‘C’.

Emri më i shpeshtë te femrat në Kosovë ishte emri ‘Fatime’ me gjithsej 8,626 persona, ndërsa emri më i përbashkët te meshkujt ishte ‘Bajram’.

Të dhënat në këtë publikim janë paraqitur sipas bazës së grumbullimit të të dhënave nga ‘Regjistrimi i Popullsisë së Kosovës’, i kryer në vitin 2011./opojasot.com