Andi publikon këngën ‘Ftoht’ (Video)

Andi Spahija, ka publikuar këngën e re që e ka shoqëruar me videoklip.

E titulluar ‘Ftoht’, kjo këngë trajton përpjekjen e vazhdueshme që duhet të kemi në jetë, shkruan Telegrafi.

Andi me këtë këngë na tregon se ne nuk duhet të dorëzohemi dhe të bëhëmi të fortë.

Titulli i këngës aludon në daljen nga realiteti i përditshëm dhe se një ditë të mirat do të vijnë.

Andi me prejardhje është nga fshati Kosavë të Opojës, por jeton në Dragash.

Më poshtë mund ta dëgjoni këngën me video.