Arrihet marrëveshja LDK-NISMA në Dragash

NISMA për Kosovën dega në Dragash, në balotazhin e 19 nëntorit do të mbështes kandidatin e LDK-së për Kryetar të Dragashit, Selim Kryeziu.

Koalicioni është nënshkruar sonte në zyrat e LDK-së në Dragash ndërmjet ish kandidatit për Kryetar nga NISMA, Fatmir Halili dhe Selim Kryeziut nga LDK.

Të pranishëm gjatë nënshkrimit të marrëveshjes ishin edhe përfaqësues të tjerë partiak nga LDK dhe NISMA.

Pas nënshkrimit të marrëveshjes ish kandidati i NISMA-së, Fatmir Halili, përmes një postimi në Facebook tregoi arsyet pse e quan NISMA-n të merr këtë vendim. /Opoja Sot

Ne po u japim njoftimin e tij të plotë

Të nderuar miq,

Duke pasur parasysh rrethanat politike në komunën tonë, si dhe domosdoshmërinë për ndryshim të qeverisjes lokale, sot kemi arritur marrëveshje për bashkëqeverisje me Lidhjen Demokratike të Kosovës për katër vitet e ardhshëme.

NISMA për Kosovën, dega në Dragash, është e interesuar të sjellë një qeverisje transparente, mundësi të barabarta për të gjithë dhe zhvillim më të madhë ekonomik.

Me këtë rast, Unë dhe z.Kryeziu jemi zotuar për të punuar drejtë dhe për të sjellë më të mirën për komunën e Dragashit.

Me këtë rast NISMA për Kosovën dega në Dragash, në ballotazhin e 19 nëntorit do të mbështes kandidatin e LDK-së për Kryetar të Dragashit.