Arsimi i mesëm dikur dhe sot në komunën e Dragashit

Nga Muharrem Qafleshi

Para 48 vjetësh, pikërisht në shtator të vitit l969, për herë të parë në këtë komunë hapet një shkollë e mesme. Ishte kjo një ditë e madhe për banorët e kësaj treve, ngase deri atëherë, të gjithë ata që dëshironin për ta vazhduar shkollimin, duhet t’ia mësynin qendrave më të mëdha të Kosovës, e shpesh edhe jashtë saj.

Fillimisht kjo shkollë shumetnike filloi me vetëm dy paralele (njëra me mësim në gjuhën shqipe, kurse tjetra gorane, në gjuhën serbokroate). Natyrisht që fillimi ishte mjaft i vështirë. Meqë asokohe mungonte lokali shkollor, mësim

Muharrem Qafleshi

i mbahej në kushte të vështira në lokalet e shkollës fillore të Dragashit, ndërsa në mungesë të kuadrit mësimor, shumë mësimdhënës të shkollave të mesme të Prizrenit, sakrifikonin shumëçka për t’i ndihmuar kësaj shkolle të sapo hapur.

Megjithatë, me rrëshqitjen e viteve rritet në vazhdimësi edhe kjo vatër e arsimit. Me ndërtimin e godinës moderne të gjimnazit në vitin 1972, nxënësit e kësaj shkolle  e vazhdojnë punën në kushte shumë më të mira. Në këtë mënyrë kjo shkollë behët gurrë e pashterur e kuadrove të ardhshme të të gjitha profileve. Në këtë mënyrë, ish nxënësit e kësaj shkolle sot janë edhe doktorë shkencash, e profesor të Universitetit të Prishtinës. Janë këto suksese, me të cilat mburret kjo shkollë, ngase këto rezultate inkurajuese, premtojnë një ardhmëri edhe më të ndritshme për këtë trevë prore të varfër e të pazhvilluar.

Pas periudhës së vështirë gjatë viteve të nëntëdhjeta, kur edhe nxënësit e kësaj shkolle, si gjithandej në Kosovë, punuan nëpër podrume, pas lufte vazhdohet prapë në godinën e gjimnazit. Me ndihmën e donatorëve të huaj janë bërë shumë riparime, ndërsa kabinetet e dëmtuara gjatë luftës, janë pajisur me kompjuterë e mjete të tjera mësimore.

Pas luftës së Kosovës në bankat e kësaj shkolle ishin të ulur mbi 900 nxënës, të cilëve u ligjërojnë mbi 60 mësimdhënës të kualifikuar të kësaj treve. Gëzon fakti se tani edhe shkollimi i femrës këtu nuk është më “mollë e ndaluar”, sepse numri i vajzave që i ndjekin mësimet në këtë shkollë ka kaluar shifrën tre shifror. Ndërkaq edhe numri i femrave me indeks në xhep tani më është mjaft inkurajues.

Duhet veçuar se nxënësit e kësaj shkolle, që nga fillimi i punës së saj, janë dalluar me aktivitetet e ndryshme kulturo-artistike e sportive. Me paraqitjen e tyre të denjë, ata kanë arritur suksese të lakmueshme në festivale të ndryshme në Kosovë dhe jashtë saj.

Nxënësit e kësaj shkolle i kanë ndjekur mësimet në disa drejtime, ndërsa kohë më parë ka filluar të mbahet edhe mësimi i përshpejtuar formal, të cilin do ta ndjekin të gjithë ata kandidatë që për arsye të ndryshme nuk kanë mundur ta kryejnë shkollën e mesme. “Puna e zellshme që behët në këtë vatër të arsimit paraqet garancë për një ardhmëri shumë më të ndritshme për 40 mijë banorët e këtij nënqielli, të cilët, në mungesë të arsimimit të të rinjve, në të kaluarën, të vetmen shpresë për ekzistencë e kanë pasur tek strajca e kurbetit. Fundja, mbi katër dhjetë e shtatë gjenerata që kanë dalë nga bankat e kësaj shkolle është dashtë të jetë dëshmi e qartë se këtë trevë e presin ditë shumë më të mira, kjo nuk ndodhi kur me 2013, kryetari i komunës Salim Jonuzi emërojë stërnipin e tij drejtor të kësaj shkollë.

Sot arsimi në Dragash

Halabaket, hajdutet, të korruptuarit dhe bijtë e tyre janë hedhur në një sulm të pa turpshëm për ta keqpërdorur deri në maksimum detyrën zyrtare, të cilët nuk humbën kohë për t’i punësuar edhe aty ku nuk ka nevojë, djemtë, vëllazëritë, rrethin e dajallarëve dhe baxhanakëve, nipa, stërnipa, të afërm, bashkëfshatar etj.

Ish – ministri i Arsimit, Arsim Bajrami pat deklaruar se janë emëruar drejtor shkollash pa kualifikime e përvojë pune në arsim e në vijën polikë, të cilët e kanë sjell arsimin në greminë dhe buzë humnerës.

Pushteti nëse nuk e ka më të vërtetë dhe seriozisht zbatimin e Vendimeve dhe ligjshmërisë pa anime partiake e miqësore, prindërit dhe vetë nxënëset duhet të organizojnë popullin që të dalin në rrugë për ta shprehur pakënaqësinë e tyre kundër kësaj klase maskarenjsh, që e pengojnë arsimimin cilësor.

Presim nga ministri i ri që t’i përkushtohet seriozisht dhe ta qes në binar arsimin, të shikohen e rishikohen emërimin dhe riemërimin e drejtorëve në kundërshtim me kriteret e konkursit.

Një rast i tillë ka ndodh në shkollën e mesme të Dragashit, kur kryetari i komunës Salim Jonuzi kishte emëruar stërnipin e tij, drejtor shkolle, i cili si përvojë punë kishte pasur disa dhjetëra vite si konduktor dhe pa aq në studime si student veteran.

Sot në këtë institucion arsimor kemi përgjysmim të numrit të nxënësve, pa siguri fizike në shkollë si për nxënësit ashtu edhe për mësimdhënësit, imoralitet profesional, punësime të çuditshme, me arsimtar pa kualifikim dhe me kualifikime jo adekuate.

Për ta rritur interesimin dhe për ti joshur regjistrimin në këtë shkollë hapën paralele të mjekësisë dhe farmacisë edhe pse në Dragash nuk ka asnjë lloj kushti për zhvillimin e anës praktike ngase këtu është vetëm një Qeder e mjekësisë familjare.

Andaj qesin edhe kuadro amatoreske që nesër do të rrezikojnë jetë njerëzish nga mos dija dhe shkollimi politikë./ Bota sot