Asamblisti Krasniqi thotë se llaptopin do ta përdor bashkë me një student

Laurat Krasniqi, asambleist i Vetëvendosjes në Dragash paralajmëroi se llaptopin që do ta marrë nga komuna do ta përdorë së bashku me një student.

“Secili anëtar i Kuvendit Komunal pajiset me llaptop me arsyetimin se i njëjti përdoret si mjet pune. Të njëjtin do ta ndaj me një student që ka nevojë për një pajisje të tillë”, shkroi Krasniqi në Facebook, përcjell Opoja Sot.

Ai megjithatë bëri të ditur se ende nuk e ka marrë llaptopin, pasi është nga anëtarët e rinj të Kuvendit Komunal të Dragashit.

“Duke qenë anëtar i ri i këtij kuvendi, unë do të bëjë kërkesë për një pajisje të tillë e cila më takon”, shpjegoi asamblisti.

Krasniqi po në Facebook më 10 maj kishte paralajmëruar se mbushjen telefonike prej 80 eurove të marrë nga komuna, do ta ndajë më qytetarët, duke shkruar se “nga gjëra të vogla fillojnë gjërat e mëdha”. /Opoja Sot/