Axhenda e aktiviteteve për 10-vjetorin e Pavarësisë

Sipas një njoftimi nga Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport të Komunës së Dragashit, për nder të 17 shkurtit, Ditës së Pavarësisë së Kosovës, organizohen aktivitete të ndryshme për ta shënuar këtë ditë. /Opoja Sot

Axhenda e plotë

Të shtunën me 17 shkurt 2018 me fillim në orën 10:00 në sallën e Kuvendit të Komunës së Dragashit, mbahet akademi solemne kushtuar kësaj feste për të vazhduar më pas me vënien e kurorave tek shtatorja e Komandantit legjendar, Adem Jashari, në qendër të Dragashit më pas do t’iu bëhet vizitë varrezave të dëshmorëve në Dragash dhe në fshatin Buçe.

Ndërkaq, në orën 12:00 para shtatores së Adem Jasharit do të organizohet një program i pasur kulturo-artistik.