Banorët e Brrutit këtë Ramazan po e fillojnë ndryshe nga vitet tjera

Me një investim nga Komuna dhe donacione nga banorët vendas, oborri i Xhamisë në Brrut të vogël është shtruar me kubëza dhe është gjelbëruar.

Me vendosjen e disa ulëseve, besimtarët që e frekuentojnë Xhaminë por edhe banorët e tjerë të fshatit, po e shfrytëzojnë oborrin si vend për çlodhje dhe pushim, njofton Opoja Sot.

Brrut

Brrutit të vogël këtë vit po i shtrohet me kubëza edhe rruga që e lidhë  fshatin me fushën, duke lehtësuar qarkullimin e banorëve drejt arave dhe livadheve./OpojaSot.com