Berzati: Hoxha më sulmoi fizikisht në mbledhjen e Partisë në Dragash [video]

Leximi në gjuhë shqipe dhe përsëritja e fjalisë (Republika e Kosovës), e hoqi Fatir Berzatin nga posti i Zëvendësministrit të zhvillimit Ekonomik.

Kështu po pretendon vet Berzati nga partia e bashkuar gorane, që në Qeveri e Kuvend, është në koalicion me Listën Serbe, njofton Klan Kosova.

Ai po ankohet se nga një fjalim i 13 tetorit në qeveri, pati presion të madh nga kryetari i partisë së tij, Adem Hoxha.

Fatir Berzati u bë Zëvendësministri i parë që u largua nga kabineti qeveritar i drejtuar nga Kryeministri, Ramush Haradinaj.

Karakterin e kryetarit të JGP-së, e kishte përshkruar edhe Selim Kryeziu, para disa ditëve./Opoja Sot