Betimi ndryshe i asambleistit të Vetëvendosjes në Kuvendin Komunal të Dragashit

Të hënën u bë  Seanca inauguruese e Kuvendit të Komunës së Dragashit, ku dhanë betimin asambleistët e subjekteve të ndryshme politike.

Por ajo që ra në sy ishte betimi ndryshe i asambleistit të Vetëvendosjes i cili ashtu si të gjithë asambleistët e këtij subjekti politik në komunat tjera, u betua në prani të Flamurit Kombëtarë.

Vetëvendosje në Kuvendin Komunal të Dragashit, përfaqësohet për herë të parë me delegatin Laurat Krasniqi, dhe ajo ka deklaruar se këtë mandate do të qëndroj në opozitë./Opoja Sot