Bora në Dragash, jehonë në media

Edhe pse tashme jemi në kulmin e dimrit dhe reshjet e shumta të borës në komunën tonë nuk përbëjnë ndonjë befasi, media të shumta gjtë ditës së enjte janë befasuar nga sasia e borës që ka rënë tek ne.

Një shkrim i Indeksonline me titull ‘Mbi 50 centimetra borë në këtë pjesë të Kosovës’, ka bërë që moti në Dragash të pasqyrohet gjërsisht.

Bota Sot, Persikopi, Sovrani e shumë media tjera vendore kanë pasqyruar lajmin e borës së shumtë në Komunën e Dragashit. /Opoja Sot