Bresana fshati me territorin më të madh në Opojë, Buzezi më i vogli

Ashtu siç e dimë treva e Opojës ka 19 vendbanime dhe qytezën e Dragashit.

Zakonisht qytezat kanë edhe numrin më të madh të banorëve por edhe të territorit, megjithatë kjo nuk vlen për komunën tonë.

Siç edhe mundë të dihet që Bresana është fshati më i madh për nga numri i banorëve që jetojnë aty, por ky vendbanim, ka edhe sipërfaqe më të madhe të territorit.

Portali Opoja Sot, ka nxjerrë listën me të dhënat zyrtare sa i përket madhësisë së territorit për fshatrat e Opojës.

Sipas matjeve që ka bërë Agjencia Kadastrale e Kosovës, tri fshatrat më të mdhaja në Opojë janë Bresana, Zhaplluxhja dhe Blaçi, duke u pasuar nga Shajnja, Brezna dhe Brruti.

Fshatit me më së paku territor në Opojë është Buzezi me vetëm 1.27 kilometër katrorë sipërfaqe.

Për të matur edhe parcelat tuaja familjare vizitoni ketë faqe (nuk funksionon në disa lloje të telefonave). /opojasot.com

Më poshtë po e japim listën e plotë të territorit të fshatrave të shprehur në kilometra katrorë

1 Bresana 14.28 km2
2 Zaplluxhe 13.14 km2
3 Blaç 9.67 km2
4 Shajne 9.57 km2
5 Brezna 9.1 km2
6 Brrut 8.4 km2
7 Kuklibeg 8.1 km2
8 Plave 6.77 km2
9 Kuki 6.6 km2
10 Kosova 6.5 km2
11 Pllajnik 5.9 km2
12 Buqe 4.6 km2
13 Bellobrad 4.3 km2
14 Zgatar 4.15 km2
15 Dragash 3.5 km2
16 Xërxe 3.46 km2
17 Rrenc 3.4 km2
18 Kapre 3.2 km2
19 Zym 2.75 km2
20 Buzez 1.27 km2