Burim Piraj mban premtimin, punëtorëve ua jep pagën e 14-të

Pronari i fabrikës ‘Meka’, Burim Piraj, në një njoftim në Facebook ka njoftuar se ua ka dhënë punëtorëve që punojnë në kompaninë e tij, pagën e 14-të.

E gjithë kjo pasi sipas tij, është arritur për shkak të suksesit të kompanisë që e drejton gjatë vitit 2017, shkruan Opoja Sot.

Premtimin e dhënë biznesmeni Piraj ka filluar ta përmbushur pasi që në muajin e gjashtë të vitit 2017, punëtorët e tij, e kanë marrë pagën e shtatë dhe paga e 14-të ishte premtuar që do t’iu jepet në janar të 2018-së.

“Rroga e 14 u nënshkrua, I falënderoj shumë punëtorët, bashkëpunëtorët dhe në veçanti konsumatorët tanë që kanë qenë përherë pjesë e suksesit! Qoftë paqja dhe bekimi i Zotit mbi të gjithë juve që ju përmenda më lartë dhe mbi popullin Shqiptar në tërësi!”, ka shkruar Piraj në profilin e tij në Facebook. /Opoja Sot