Delegacioni nga Vetëvendosje- Sharr, pjesëmarrës në tubimin e Albin Kurtit

Dje me 13 janar në kuadër të zgjedhjeve të brendshme në Lëvizjen Vetëvendosje, kandidati për kryetar i kësaj partie, Albin Kurti, ka prezantuar platformën e tij.

Prezantimi u mbajt në “Sallën e Kuqe” të Pallatit të Rinisë në Prishtinë,  kurse në tubim kanë marrë pjesë edhe përfaqësuesit e qendrës së Lëvizjes Vetëvendosje-Sharr.

Sipas një njoftimi të qendrës së VV nga komuna jonë, pjesëmarrës ishin:  Laurat Krasniqi (Asambleist),  Azdren Shala (Kordinator),  Samidin Dauti (Ish- kandidat për kryetar), Ibrahim Ajupi (Kandidat potencial për kryetar të qendrës).

Vlenë për tu theksuar se në këtë prezantim nuk mori pjesë  ish- kandidati për deputet, Erzen Krasniqi, por sipas njoftimit të VV-së në Dragash, ky i fundit mungoi për shkaqe objektive dhe arsye personale./opojasot.com