Deputeti i Kuvendit të Kosovës viziton qendrën e VV-së në Dragash

Deputeti i Prizrenit nga Lëvizja Vetëvendosje, Arbër Rexhaj, të Dielën ka vizituar qendrën e Lëvizjes Vetëvendosje në Dragash ku u takua me disa aktivistë.

Sipas një njoftimi të lëshuar nga VV në Dragash, thuhet se ky subjekt do të vazhdoj fuqishëm dhe me përkushtim punën për luftimin e keqqeverisjes në Sharr si dhe punën për ndryshimin e shumëpritur nga qytetarët tanë./OpojaSot.com