Deputeti nga Dragashi që nënshkroi Deklaratën e Pavarësisë me 17 shkurt 2008

Me 17 shkurt 2008 Kuvendi i Kosovës shpalli Pavarësinë në një seancë të jashtëzakonshme duke shënuar një datë të re në histori.

Përfaqësuesit e zgjedhur nga e gjithë Kosova nënshkruan Deklaratën e Pavarësisë.

Si pjesë e Legjislaturës së tretë (13.12.2007 – 03.11.2010) kishin fatin të ishin edhe dy deputetë nga Komuna e Dragashit.

Siç kemi raportuar Mursel Halili nga GIG nuk e ka nënshkruar deklaratën e Pavarësisë, por ndryshe ka vepruar deputeti tjetër i asaj kohe nga komuna jonë Sadik Idriz.

Transkripti i Kuvendit ku tregon se Sadik Idriz, nënshkruan Pavarësinë

Si pjesë e partisë Vakat, ashtu siç tregojnë transkriptet e Kuvendit, Idriz kishte nënshkruar deklaratën e Pavarësisë./opojasot.com

Sadik Idriz