Deputeti që ndihmoi Gentiana Qafleshin

Deputeti tashmë i pavarur Labinot Tahiri, i njohur për aktivitetin e tij humanitar, sot përmes një njoftimi në rrjetin socal Facebook ka bërë me dije se nga paga e tij e deputetit ka ndarë 500 euro për ta ndihmuar Gentiana Qafleshin nga fshati Bellobrad.

“Prej rrogës 1000 e 700 euro që më janë dalur sot, (500 EURO) nesër do ti dhuroj për vajzën, Gentiana Qafleshi nga Dragashi. Dmth çdo rrogë që marrë është e popullatës dhe e ndaj në format e mia sepse jam obligues ndaj LIRISË të cilën e kemi sot në këtë atdhe të vogël por me zemër të madhe”, ka shkruar ai në Facebook, përcjell Opoja Sot.

Duam t’iu kujtojmë se Gentiana vuan nga Pantycopenia apo anemia hipoplastike dhe për mjekimin e saj duhen 150 mijë euro. /Opoja Sot

Postimj i plotë i Labinot Tahirit

‘Lajm i mirë që nuk janê rritur Rrogat, me mujt mi zvogëlu edhe me mirë kishte qenë.’

Jo lajm i keq, por shumë i mirë për Zotin.
-Me pas mundësi me i zvogëlua rrogat kishte qenë shumë më mirë, të paktën derisa t’a pasurojmë këtë popull afro 10% në të ardhurat e tyre, në krahasim prej gjendjes siq e kanë sot!

Ju them të drejtën e Zotit, sot kur me janë dalë paratë nga paga mujore e shtetit, ju thash kolegëve deputet; Albin Kurtit dhe Korab Sejdiut: o miq, gjynah që jemi duke i marrë këto para, sepse asgjë nuk jemi duke bërë për vendin.

Me mujt mi zvogëlu kishte qenë me mirë dhe do të na kishte uruae ky popull, se u mbyten duke na mallkuar pasha besën e Zotit.

Nejse, prej rrogës 1000 e 700 euro që më janë dalur sot, (500EURO) nesër do ti dhuroj për vajzën, Gentiana Qafleshi nga Dragashi.
Dmth çdo rrogë që marrë është e popullatës dhe e ndaj në format e mia sepse jam obligues ndaj LIRISË të cilën e kemi sot në këtë atdhe të vogël por me zemër të madhe.

Me dashuri, Labinot Tahiri, Ferizaj Kosovë e Shqipërisë.

DEPUTETI( SHËRBETORI).