Diletantizmi dhe papërgjegjësia sollën institucione joefikase!

Me çlirimin e Kosovës dhe vendosjen e administratës së UNMIK-ut në vitin 99-të, realisht filluam ndërtimin e institucioneve shtetërore. Të punësuarit e asaj periudhe vazhdojnë të jenë edhe sot brenda institucioneve.

Fillimi i ndërtimit të administratës dhe funksionimit institucional të saj, si asaj qendrore edhe asaj lokale, atëbot, u atakua me problemin e mungesës së kuadrove, gjë që shënoj edhe pranimin apo kyqjen nëpër vende pune në administrat, por edhe në arsim dhe në institucione tjera, njerëz pa përvojë dhe të pakualifikuar. Në këtë mënyrë, u krijua një administrat e zorit, e që fatkeqësisht, asnjëher nuk u reformua dhe nuk u shëndrrue në administrat normale shtetërore. Megjithatë, për shkak të kontrollit që ka ekzistuar, dhe disa faktorëve të tjerë, administrata e UNMIK-ut, lirisht mund të konsiderohet më efikase se sa administrata e tanishme.

Që nga ajo kohë e deri më tani, institucionet shtetërore kanë ngelur punëdhënësi primar, dhe të determinuara në tërësi nga ndikimi i klasës politike në pushtet.

Në këtë mënyrë, trendi i punësimit të joprofesionistëve në institucionet shtetërore është duke vazhduar edhe sot e kësaj dite. Kjo gjë ka sjellur deri te krijimi i një administrate jo efikase dhe të stërngarkuar.

Me të njëjtën logjik është vepruar në çdo institucion shtetëror, andaj, jo rastësisht janë krijuar institucione jo efikase, të stërmbushura me diletantë që janë militantë partiak.

Për më keq, reformimi i administratës publike do të marrë kohë, largimi nga puna i qindra e mijëra të punësuarve mbi baza partiake, të papërvoj dhe me diploma të fituara në forma të ndryshme është gati i pamundur. Veç kësaj, kontrolli ndaj institucioneve thuaj se fare nuk ekziston.

Inspektorati ekziston vetëm formalisht, inspektimi i tyre u ngjanë vizitave shoqërore për të pirë kafet e mëngjesit. Përgjegjësia e personelit për detyrat që kanë në institucionet shtetërore fare nuk ekziston.

Koekzistenca e tillë midis institucioneve, siç duket do të zgjasë edhe shumë kohë, prandaj, edhe korrupsioni dhe keqpërdorimet brenda tyre do të lulëzojnë edhe shumë gjatë. Përderisa, secili punëtor në institucionet shtetërore, nuk ndjenë përgjegjësi për punën e vet, përderisa, punohet vetëm për pagën mujore, e jo për të kontribuar në ndryshimin e gjendjes brenda institucioneve, do të vazhdojmë të kemi gjendje të pandryshueshme.

Një qeverisje e ndershme dhe e përkushtuar për punë, si në nivelin lokal, ashtu edhe atë qendëror, është zgjidhja e vetme për të ndërtuar shtetin dhe për të kaluar fazën e tejzgjatur tranzitore. /Opoja Sot

Autor: Fatmir Halili – Është Kryetar i ‘Nisma për Kosovën’, dega në Dragash dhe ish-kandidat për Kryetar të komunës së Dragashit.

Opinioni i shprehur është vetëm i autorit dhe jo domosdoshmërish reflekton pikëpamjet e Opoja Sot.