Dr. Ibrahim Latifi – mjeku opojar që po dëshmon se është më i miri në Gjermani

Është logjike të mendojmë se jeta e njerëzve vërtetë të ditur, përqendrohet te diçka më me peshë ku përfshihen parime të shëndosha që i drejtojnë. Si rrejedhojë kanë paqe të brendshme, respekt për veten dhe respektin e të tjerëve. Po ashtu, kanë një qëllim që i kapercen interesat vetiake dhe i jep kuptim jetës.

Me dorë në punë e zemër tek Zoti, Dr. Ibrahim Latifi, mjeku opojar që po dëshmon se është më i miri në Gjermani, në rend të parë si njeri, përfshinë parime të shëndosha etike dhe një qëllim fisnik në jetë. I ndihmon të sëmurët që vuajnë, për t’i shëruar dhe lehtësuar dhimbjet, duke iu dhënë ndihmë konkrete ose inkurajimi. Ndien keqardhje, merakoset shumë edhe për gjendjen shëndetësore të mergimtarëve shqiptarë.

“Unë punoj edhe pas orarit të punës, por pa pagesë, e as që pranoj të paguhem. Kompenzimi më i mirë për mua është populli im i shëndosh dhe i bashkuar. E, kjo më bënë të ndihem mirë kur puna ime kontribuon në këtë drejtim. Kur mendoj për të tjerët dhe u jep ndihmë, disi më lehtësohet shpirti. Por, çështë e verteta, edhe jemi njerëz me paragjykime”, thotë mes tjerash, Dr. Ibrahim Latifit, shkruan Bota Sot.

Dr. Ibrahim Latifi ka lindur në Blaç. Shkollën fillore e ka kryer në fshatin e tij të lindjes, të mesmen në Prizren, ndërsa, studimet në Fakultetin e Mjeksisë në Wien të Austrisë; 2000-2008. Gjatë kësaj kohe ka kryer edhe sherbimin ushtarak. Për pesë muaj ka sherbyer në spitalin ushtarak të Austrisë.

Image

Që nga 1 dhjetori 2010, punon e jeton në Eggenfelden të Gjermanisë. Është në specializim për internist dhe në vitin e fundit të specializimit për Kardiologji. Dr. Latifin e ka pranuar afër vetës, Dr. Med. Gerhard Muth. Tashti, Dr. Latifi është mjek kryesor në Repartin e Kardiologjisë. Ky mjek, dikur i ka humbur 4 vite për t’u regjistruar në Fakultetin e Mjeksisë në Prishtinë. Më pas ka kaluar në Austri, fillimisht, tek prindërit e tij.

“Elita botërore kishin dërguar fëmijët e tyre për studime. Kanë qenë të pasur; me bursa shtetërore, djem profesorësh. Ne, studentët nga Kosova kemi qenë më të varfërit. Gjatë studimit, gëzohesha kur dikush më thërriste për ndonjë punë fizike me pagesë”, shprehet, Dr. Latifi.

Është i martuar dhe ka dy fëmijë; Arlindi (16) dhe Imrani (10). Gruaja e tij, Lenvera, punon motër medicinale. Tashti Dr. Latifin e gjejmë edhe në krye të shoqatës kulturore shqiptare ‘Shqiponjat e Bayernit’ dhe i angazhuar për organizimin e mësimit plotësues në gjuhën shqipe.

Sa mirënjohës janë mergimtarët shqiptarë për këtë njeri të çmuar të gjakut të tyre. /Opoja Sot