Në Dragash mbahen aktivitete të ndryshme në kuadër të Epopesë së UÇK-së

Në kuadër të Epopesë së UÇK-së, Drejtoria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit me datë 5, 6 dhe 7 mars organizoi turnirin e futbollit të vogël në mes të institucioneve të Komunës së Dragashit, shkruan Opoja Sot.

Sot u zhvillua finalja në mes të Shkollës fillore dhe të QKMF-së në Dragash, ku fitues doli Shkolla fillore me anë të penaltive. Emocione e pasion për të fituar pati nga dyja ekipet, e edhe interesimi i shikuesve ishte i kënaqshëm. /OpojaSot.com