E feston apo nuk e feston Bresana Vitin e Ri?!

Një shkrim i dhjetorit të vitit 2016 i publikuar nga Gazeta Zeri, me titull “Fshati kosovar që nuk e feston Vitin e Ri” kishte bërë bujë të madhe në portalet vendore.

Ishte fjala për fshatin Bresanë, fshat ky që ka një traditë më të theksuar të praktikimit të rregullave Islame se fshatrat tjera të Opojës, veçanërisht faljes së namazit me xhemat.

Shkrimin e tillë për Vitin e Ri nuk përtuan ta shpërndajnë as këtë vit media të ndryshme nga Kosova, Shqipëria e Maqedonia.

Por shtrohet pyetja, a është e vërtet që Bresana nuk e feston Vitin e Ri? Pergjegja është PO dhe JO.

Është e vërtet se Bresana nuk e feston vitin e ri, përderisa nuk mbahet në mend të ketë pasur ndonjë organizim nga fshati për të festuar ndërrimin e viteve bashkërisht ose me ndonjë ceremoni, ashtu si edhe shumica dërmuese e fshatrave tjera të Opojës që nuk festojnë.

Po ashtu është e pa vërtet se në Bresanë nuk festohet viti i ri përderisa çdo herë me rastin e ndërrimit të moteve nga ky fshat shpërthejnë fishekzjarrë të shumta.

Fishekzjarre mbi Bresanë

Elvan Shyqeriu në faqen Tv Opoja në Facebook ka shpërndarë disa foto spektakolare të shkrepura mbi qiellin e Bresanës me rastin e hyrjes në vitin kalendarik 2018.

Ne sigurisht do të shoqërohemi edhe vitet e ardhshme me shkrimin “Fshati kosovar që nuk e feston Vitin e Ri”. /opojasot.com