Emërohen disa nga drejtorët e rinj në Komunën e Dragashit

Kur ka kaluar më shumë se një muaj nga certifikimi i rezultateve të Zgjedhjeve Komunale, në Dragash ka filluar emërimi i drejtorëve të ri.

Partia Demokratike e Kosovës si fituese e këtyre zgjedhjeve, ka pasur koalicion parazgjedhor me subjektet politike Vakat, AAK dhe AKR.

Nga gjithsejtë 9 drejtori sa ka komuna jonë, tashmë janë emëruar 4 drejtorë të rinj.

Drejtorët e emëruar janë:

Eroll Bajrami (PDK) – Drejtor i Administratës

Vloran Cenaj (PDK)  – Drejtor i Arsimit

Valon Shabani (PDK)  – Drejtor për Ekonomi Financa dhe Zhvillim

Lirim Hajredini (AKR)  – Drejtor për Kulturë Rini dhe Sport

Në ditët në vijim pritet edhe emërimi i drejtorëve tjerë, që shumica do të jenë nga komuniteti goran, si produkt i koalicioneve parazgjedhore dhe pas zgjedhore./opojasot.com