Enis Veliu shpërblehet me çmimin ‘Vangjush Gambeta’

Enis Veli, redaktori i ekonomisë në Gazetën ‘Zëri’ është shpërblyer me çmimin që ndahet për fushën e ekonomisë ‘Vangjush Gambeta’ nga ‘Unioni i Gazetarëve Shqiptarë’.

Me këtë rast, Veliu ka falënderuar anëtarët e Unionit për vlerësimin që i është bërë punës së tij.

Ndryshe, Veliu njihet për gazetari hulumtuese në fushën e ekonomisë, i cili në këtë sektor punon për më shumë se një dekadë.

Për punën e tij, Veliu gjatë viteve sa ka punuar gazetar është shpërblyer me disa çmime të tjera. /Zëri