Fatmir Gërdellaj (nga Rrenci) në krah me Berishën dhe Haskukën

Bashkëpunëtori i deputetit Zafir Berisha, Dr. Fatmir Gërdellaj nga Rrenci, në zgjedhjet e fundit ishte kandidat nga NISMA për asamble në Prizren (mori 243 vota duke u renditur i gjashti në listën e NISMA-s).

Gërdellaj, sot është parë në krah të Zafir Berishës dhe Mytaher Haskukes, duke shijuar fitoren e Koalicionit në Prizren.

Fatmir Gërdellaj
Fatmir Gërdellaj

Në foton e postuar në Facebook, Zafir Berisha ngacmon edhe kundërshtarët:

Çaj, kafe e llafe për… me të parin e Prizrenit.
Derisa humbësit e zgjedhjeve në Prizren po na kujtojnë atë fabulën e “gomarit me ujkun”

Kujtojmë, Zafir Berisha është nip i Shalajve të Breznes./Opoja Sot