Fshati Rrenc, mes krenarisë dhe braktisjes

Pas shkrimit për fshatin Kapre, gazetari Qazim Thaqi ka bërë një shkrim tjetër kësaj radhe për fshatin Rrenc.

Në shkrimin për të përditshmen Kosova Sot, gazetari shkruan për problemet me të cilat përballet fshati, traditat, prejardhja e fiseve, emri etj.

Rrënjët nga Mali i Rrencit

Sipas një hipoteze, emri i fshatit Rrenc është se familjet e para në këtë vend kanë ardhur nga rrethi i Lezhës, ku është Mali i Rrencit, nga ku edhe supozohet se rrjedh emri i fshatit Rrenc.

Vlenë të përmendet se fshati përkundër vështirësive që ka në qarkullim dhe shkollim të fëmijëve, ka mbi 20 mjekë që punojnë në Spitalin e Prizrenit dhe Dragashit.

Për momentin Rrenci ka 120 shtëpi dhe 400 banorë, ndërsa numëron rreth 65 nxënës dhe 70 studentë.

Ashtu si edhe shumica e fshatrave të Opojës edhe nga Rrenci ka një lëvizje të madhe të banorëve drejt botës së jashtme, ku rreth 30 % e tyre supozohet se janë shpërngulur./opojasot.com

Reportazhi per Rrencin