Fuqizimi i rinisë në Dragash, video mesazh sensibilizues

Perspektiva e zbehtë e të rinjve në Dragash ka qenë në vëmendje të një projekti të implementuar nga Qendra Rinore Avoko – Dragash.

Ky projekt ishte  pjesë e Programit Angazhimi për Barazi – E4E, i financuar nga Agjencia e Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar – USAID dhe implementuar nga Qendra e Trajnimeve dhe Burimeve për Avokim – ATRC.

Në kuadër të projektit për fuqizimin e te rinjve “Vepro mençur” është realizuar edhe një video reklamë, ku në vëmendje ka të riun e komunës sonë.