Gjashtë vjet pas tragjedisë, Restelica po boshatiset [Video]

Sot bëhen gjashtë vjet nga tragjedia e Restelicës, ku si pasojë e rënies së ortekut të borës, kanë humbur jetën 10 banorë të këtij fshati, të gjithë të një familje.

Nga kjo fatkeqësi natyrore u shkatërruan dhjetëra shtëpi, ndërsa fatkeqësisë i mbijetoi vetëm në atë kohë 7 vjeçarja, Amsera Reka, e cila tashmë jeton tek të afërmit e saj.

Asaj i vdiqën babai, nëna, vëllai dhe gjyshërit.

Që nga ajo kohë, banorët thonë se zona është boshatisur.