Halil Kastrati ndihmon edhe 20 familje në Opojë (Foto)

Halil Kastrati me shoqatën e tij nuk e ka ndërmend të ndalë aksionet për të ndihmuar trevën e Opojës.

Përpos shtëpive që po u ndërton 9 familjeve opojare, ai sot ka vazhduar me aksione humanitare, duke ndihmuar familjet nevojtare.

Sipas njoftimit të shoqatës “Jetimët e Ballkanit” familjet janë në kushte ekstreme sociale.

Ndihmat i kanë përfituar 20 familje dhe donatorë janë dy vëllezër nga Prizreni./Opoja Sot