Halili i NISMA-s flet për kërcënime e shantazhe nga taborri kundërshtar

Ish kandidati i NISMA-s për kryetar të Komunës së Dragashit, Fatmir Halili përmes një postimi në Facebook ka bërë thirrje që në balotazhin e së dielës të votohet kandidati i LDK-së për kryetar komune.

NISMA për Kosovën, dega në Dragash, është pjesë e koalicionit me Lidhjen Demokratike të Kosovës, dhe Halili beson fuqishëm në fitoren e këtij koalicioni.

Halili ka shkruar më tej se shantazhet dhe kërcënimet nga kampi kundërshtar, tregojnë për gjendjen jonormale të qeverisjes dhjetë vjeçare që kemi pasur./Opoja Sot

Ja postimi i tij i plotë në Facebook

Të nderuar miq,
Pak ditë na ndajnë nga ballotazhi i 19 nëntorit, me këtë rast e shoh të arsyeshme të kërkoj votën tuaj për ndryshim.
NISMA për Kosovën, dega në Dragash, është pjesë e koalicionit me Lidhjen Demikratike të Kosovës, dhe besojmë fuqishëm në fitoren e këtij koalicioni.
Bindja ime për ndryshim, është shtuar edhe më shumë këto ditë. Kërcënimet, shantazhet dhe veprimet e politikanëve të papërgjegjshëm nga taborri i kundërt, tregojnë gjendjen jonormale të qeverisjes dhjetë vjeqare që kemi pasur në komunën tonë.
Tejkaloni bindjet partiake më 19 nëntor dhe jepni frymë ndryshimit.
Votoni koalicionin LDK- NISMA, votoni # Selim Kryeziun! # 47