Hatim Baxhaku refuzon postin e nënkryetarit të Prizrenit

Anëtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hatim Baxhaku, ka bërë të ditur se nuk është i gatshëm e as në dispozicion që ta marrë postin e nënkryetarit të Prizrenit.

Ish-kandidati i LDK-së për të parin e kësaj komune e bërë këtë lajm të ditur përmes një postimi në Facebook, ndërsa shtoi se arsyet do t’i tregojë në një rast tjetër.

“Për këte post unë nuk kam patur asnjëherë pretendime. Por në mbledhjen e kryesisë së degës së LDK – së , nga shumica e anëtarêve të kryesisë ka dalë propozimi që nëse arrihet ndonjë koalicion unë te jem kandidat për nënkryetar”, shkruan Baxhaku në Facebook.

“Me qëllim të informimit të drejtë të gjithë juve , dua t’ju informoj se unë nuk jam i gatshëm dhe i disponuar për këte pozitë për shumë arsye të cilat do ti tregoj në një rastë tjetër”.

Postimin e plotë të Baxhakut mund ta lexoni më poshtë:

“Te nderuar qytetarë ,aktivistë, simpatizantë dhe përfaqësues të strukturave të LDK-së të komunës së Prizrenit.

Këto ditë gjatë negociatave për një koalicion të mundëshëm me VV ne Prizren është permendur edhe emri im si kandidat për nënkryetar të Komunës së Prizrenit.

Për këte post unë nuk kam patur asnjëherë pretendime. Por në mbledhjen e kryesisë së degës së LDK – së , nga shumica e anëtarêve të kryesisë ka dal propozimi që nëse arrihet ndonjë koalicion unë te jem kandidat për nënkryetar.

Me qëllim të informimit të drejtë të gjithë juve , dua t’ju informoj se unë nuk jam i gatshëm dhe i disponuar për këte pozitë për shumë arsye të cilat do ti tregoj në një rastë tjetër.

Unë në planin politik do ti përkushtohëm punës ne LDK për fuqizimin e partisë ashtu që në zgjedhjet e ardhëshme t’ja kthejmë Prizrenit dhe qytetarëve të saj qeverisjen e LDK-së e cila i nevojitet Prizrenit dhe të cilën e meriton Prizreni dhe qytetarët e tij.

LDK propozon Hatim Baxhakun për nënkryetar të Prizrenit

Kryesia e LDK-së në Prizren, të hënën ka diskutuar për bashkëqeverisje me Vetëvendosjen. Pjesë e kësaj mbledhjeje ishin strukturat më të lartë të këtij subjekti politik. Edhe pse është pritur një mbledhje përplot tensione, sipas paralajmërimeve mediale, mbledhja e së hënës e kryesisë së Degës së LDK-së ka kaluar qetë pa ndonjë shenjë se do të përshkruhet të paktën me debate të ashpra, ku është diskutuar rreth hyrjes në koalicion qeverisës me LVV-në.

Një gjë të tillë e pohoi pas mbledhjes e cila zgjati rreth tri orë edhe kryetari i degës, Haxhi Avdyli, i cili tha se, në këtë takim është diskutuar për ofertën e re të LVV-së. Ne si kryesi, vijoi ai, gjatë diskutimeve të shumta mendojmë se oferta e paraqitur të pësojë ndryshime gjatë takimeve të radhës me drejtuesit e LVV-së, që drejtoria e Bujqësisë të udhëhiqet nga ne , ndërsa të gjenden forma të tjera për drejtorinë e Shëndetësisë e cila na është ofruar përveç drejtorisë së Urbanizmit dhe asaj të Mirëqenies Sociale, theksoi Avdyli.

Ai tha më tej se edhe në mbledhjen e sotme u shpreh gatishmëria e plotë që ish kandidati i LDK-së, Hatim Baxhaku, të emërohet nënkryetar i komunës, dhe se sipas tij, ekziston edhe koordinim i suksesshëm me degën e Zhurit, e cila ka propozuar Esheref Memajn, kandidat për pozitën e drejtorit të Mirëqenies Sociale.

Kryetari i LDK-së në Prizren, Haxhi Avdyli, tha se para ditës së hënë pritet të zyrtarizohet koalicioni me LVV-në pasi të kemi finalizuar bisedimet, dhe se pas arritjes së marrëveshjes, ditën e hënë do të zgjidhet kryesuesi i Kuvendit, që pritet të jetë Artan Abrashi nga Lëvizja Vetëvendosje.

Se si do të rrjedhin gjërat ditëve në vijim mbetet të shihet, por apetitet e shumë zyrtarëve të LDK-së për poste në pushtetin e ri lokal mund të sjellin probleme në krijimin e qeverisë së re lokale në Prizren./Tv Prizreni