I jepet lamtumira e fundit Profesor Rami Shaqirit

Sot në varrezat e Bresanës iu dha lamtumira e fundit Profesor Rami Shaqirit, i cili ndërroi jetë mbrëmë.

Ishte njëri nga kuadrot a para të Bresanës, i cili fitoi gradën Profesor i Historisë dhe që u angazhua dhe dha kontributin e tij, si mësimdhënës i dalluar në shkollën e mesme në Komunën e Dragashit, që nga fillimi i viteve të 1970-ta.

Për veprimtarinë e tij jetësore foli edhe kolegu i tij i vjetër, Abaz Qengaj. /OpojaSot.com