Ibrahim Rugova, lidhjet e tij me Dragashin

Po të ishte gjallë, ish presidenti i Kosovës Ibrahim Rugova, sot do të mbushte 73 vjet. I ndjeri ka lindur me 2 dhjetor të vitit 1944 në Cërc të Istogut.

Historian, shkrimtarë dhe personalitete të ndryshme e vlerësojnë shumë personalitetin e Presidentit historik, Ibrahim Rugova, për punën e palodhshme që ai e bëri për popullin e Kosovës.

Ata thonë se falë meritave të ish-presidentit, bota e civilizuar u vu në anën e shqiptarëve dhe kjo rezultoi me intervenimin e NATO-s si dhe me shpalljen e pavarësisë së Kosovës.

Rugova në Dragash

Por presidenti Rugova kishte një vëmendje të veçantë edhe për komunën e Dragashit.

Rugova sa ishte gjallë kishte organizuar festivalin tradicional “Qentë e Sharrit”, por pasardhësit e tij nuk e vazhduan këtë traditë./Opoja Sot

Rugova me aktivistët e Dragashit