Imami i Bresanës i paralajmëron banorët: Kujdes te Ura e Bilaje!

Imami i Bresanës Kasam Muhameti, nuk merret vetëm me predikimet fetare si punonjës i Bashkësisë Islame, ai është edhe një qytetar aktiv duke kontribuar në rregullimin e mirëqenies  në fshat.

Në rrjetin social Facebook ai vazhdimisht ngre problematika me të cilat përballen banorët e Bresanës.

Ai së fundmi ka njoftuar banorët për problemet që reshjet e shiut kanë shkaktuar te “Ura e Bilaje”, duke i këshilluar të kenë kujdes dhe të mos ecin serbez mbi urë.

Kujtojmë se vërshimet në të kaluarën kanë shkaktuar dëme të mëdha materiale dhe ka patur edhe viktima njerëzore./opojasot.com

Ura e Bilaje
Gjendja e Urës

Njoftimi i plotë

…………………… K U J D E S ……………………..

“URA E BILAJE” NË BRESANË GATI PO SHEMET!

Disa po ecin serbez mbi të, s’po tuten.
Ndërsa, në njërin krah të saj është hapur një thellësi e madhe, si pasojë e vërshimit të para ca ditëve…