Isa Mustafa pranon humbjen në Dragash [Video]

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, në emisionin ‘Zona e Debatit’ të Klan Kosova, ka folur edhe për garën në Dragash dhe pritjet e tij për këtë komunë.

Mustafa përmendi Prishtinën si një sfidë, por si sfidë nuk e përmendi Dragashin ku kandidati, Selim Kryeziu është ende në garë me rreth 400 vota të panumëruara.

Duke folur për komunën tonë, Mustafa ka thënë se LDK ka pritur rezultat tjetër në Dragash dhe se ai ka qenë i bindur se do të fiton Selim Kryeziu.

Ai ka pritur këtë fitore duke thënë se në qershor Dragashi ka dalë si komuna më e mirë e LDK-së dhe se në raundin e parë ka treguar rezultate të mira.

Kreu i LDK-së tha se problemi themelor ka qenë relacioni me Komunitetin Goran, sepse komunitet kanë shkuar gjithmonë me ata që kanë patur Qeverinë.

Mustafa nuk la pa i përmendur edhe votat e ardhura nga Maqedonia, si vota joreale. /Opoja Sot