Ja si u ndanë votat me kusht në raundin e parë në Dragash

KQZ ka njoftuar se numërimi i votave me kusht dhe postë pritet të bëhet ditën e enjte ku edhe do të mësohen edhe fituesit për disa komuna ku rezultati është shumë i ngushtë, ndër të cilat është edhe Dragashi.

Por, se a mundë të ndryshojë rezultati në Komunën tonë, opojasot.com ka nxjerrë statistikat për rezultatet e raundit të parë.

Nga 130 vota me kusht që ishin në raundin e parë Selim Kryeziu kishte marrë 58 prej tyre, Shaban Shabani 39 etj.

rezultete
Rezultatet pas numërimit të votave me kusht

Në raundin e dytë numri i votave me kusht në Dragash supozohet të jenë rritur në 186 (por jo të gjitha mundë të merren të vlefshme).

Votat me postë

Përveç votave me kusht ekzistojnë edhe mbi 200 vota që kanë ardhur me postë, që në total e përbëjnë numrin e rreth 400 votave që kanë për tu numëruar.

Kujtojmë se pjesa dërmuese e votave me post në raundin e parë kishin shkuar për kandidatin e PDK-së./Opoja Sot