Kadri Veseli shkruan për investimet në Dragash, analisti i njohur i reagon ashpër

Pas vizitës në Bresanë, kreu i PDK-së Kadri Veseli, ka bërë një postim në Facebook duke premtuar investime të mëdha në Komunën tonë.

Ai ka shkruar se “Si asnjë komunë tjetër, Dragashi ka mundësi që të bëhet një zonë turistike shumë atraktive. Me Shaban Shabanin kryetar, ne do ta bëjmë atë një prej pikave qendrore të turizmit në Republikën tonë dhe pjesë të hartës turistike të Evropës.”

Gjatë analizës elektorale në televizionin Dukagjini derisa moderatori po e lexonte postimin e Veselit për Dragashin, analisti Imer Mushkolaj ka reaguar ashpër duke ju drejtuar moderatorit “kur, po a skanë qëne në pushtet këta në Dragash, pse se kanë bërë zonë turistike që 17 vite?”/opojasot.com

Video