Kalojnë ilegalisht kufirin në Dragash, Policia i arreston dhe u konfiskon një sasi droge

Në pikë kalimin kufitar mes Kosovës dhe Shqipërisë në Shishtavec, Dragash, të martën me datë 23.01.2018 rreth orës 16:35 janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj, dy shtetas të Shqipërisë dhe një shqiptar nga Kosova, pasi që dy të parët kanë kaluar ilegalisht kufirin Shqipëri-Kosovë.

Ndërsa tek i dyshuari tjetër është gjetur një sasi substancë e dyshuar narkotike në peshë 4.5 gramë kurse gjatë kontrollit në shtëpinë e tij i është gjetur dhe sekuestruar një  në pistoletë me 7 copë fishekë.

Tre të dyshuarit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje. Rasti është duke u hetuar. /Opoja Sot