Kandidati i PDK-së i ‘ngarkuar’, nuk shkon te Jeta Xharra

Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për kryetar të Komunës së Dragashit, Shaban Shabani, nuk ka ardhur në Debat Pernime për t’u ballafaquar me kundërkandidatin nga radhët e LDK-së, Selim Kryeziun.

Arsyetimi i kandidatit të PDK-së, sipas moderatores Jeta Xharra, ishte “se jam i ngrkuar” dhe se “s’kam kohë“.

Në zgjedhjet e 22 tetorit, kandidati nga LDK, Selim Kryeziu dhe ai i PDK-së, Shaban Shabani nga PDK morën më së shumti vota nga kandidatët që ishin në garë për të parin e Komunës së Dragashit.

Kandidati i PDK-së nuk ka ardhur në emisionin Debat Pernime.

Kryeziu nga LDK në rrethin e parë mori 35.52 për qind të votave, ndërsa kandidati i PDK-së, Shaban Shabani mori 34.22 për qind.

Votimet për balotazhin do të zhvillohen të dielën, më 19 nëntor.