Kapllan Halimi garon për të parin e BQK-së

Formimi i Qeverisë së re me 9 shtator të këtij viti ka bërë që Banka Qendrore e Kosovës (BQK) të mbet pa të parin e saj, e për këtë BQK ka hapur konkurs në të cilin kanë konkurruar 28 persona.

Institucioni i cili udhëheqë me sektorin financiar në vend ka publikuar listën e kandidatëve në mesin e të cilëve janë ushtruesi i detyrës së Guvernatorit Fehmi Mehmti, Shkëndije Himaj, Arben Mustafa, Besnik Krasniqi dhe kandidatë të tjerë.

Po në listë ka kandidatë që kanë rikonkurruar pasi edhe herëve të tjera i kishin hyrë kësaj gare por që nuk kishin dal fitues, shkruan Opoja Sot.

Në garë për të parin e BQK-së ka hyrë edhe opojani Kapllan Halimi, i cili aktualisht është sekretar i përgjithshëm i Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural.

Lista e kandidatëve për Guvernator të BQK-së:

1. Kapllan Halimi
2. Fehmi Mehmeti
3. Fatime Rexhepi
4. Besnik Krasniqi
5. Shkëndije Himaj
6. Shukri Gashi
7. Agron Hajdini
8. Qëndresa Gashi
9. Bashkim Isufi
10. Arben Mustafa
11. Ardian Uka
12. Driton Qehaja
13. Besnik Bislimi
14. Avni Jashari
15. Safet Merovci
16. Shefki Deliu
17. Sejdi Rexhepi
18. Mustafë Hasani
19. Ujkan Bajra
20. Ilir Aliu
21. Kujtim Dobruna
22. Elez Sylaj
23. Milazim Abazi
24. Sefedin Zogaj
25. Flamur Keqa
26. Naser Rusinovci
27. Drilon Mataj
28. Ekrem Gjokaj /Opoja Sot