KEDS njofton për reduktime të rrymës në disa fshatra të Opojës

Këto ditë ka pasur ndërprerje të energjisë ne pothuajse të gjithë fshatrat e Opojës.

Por të gjitha këto ndërprerje kanë qenë të paplanifikuara.

Ndërsa KEDS përmes një njoftimi ka bërë të ditur së të martën do të ketë ndërprerje të planifikuara të rrymës, transmeton OpojaSot.com.

Më poshtë njoftimi i KEDS

Më  27.02.2018 në NS 35/10 kV Dragashi do të ndërprehet:

Dalja 10 kV Bellobradi (Kodi: 30036008) prej orës 12:00 deri në ora 14:00.

Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesë fshatrat: Bellobrad, Brrut, Kapre, Kosavë, Pllajnik, Shajne, Xërxe e Sharrit, Zgatar, Zym i Sharrit, afariste:ILVA” Buqe, Restoran Dasma Zym, TS-IPKO dhe Vala.

Arsyeja e ndërprerjes: Ndërrimi i transformatorit të mbingarkuar në Zym. /Opoja Sot