Këto janë rezultatet për komunën e Dragashit

Në Qendrën e Numërimit të Rezultateve deri tani janë duke u rinumëruar votat në disa qendra votimi për komunën e Dragashit.

Rezultatet e rinumërimit të cilat janë duke u transmetuar live nga KQZ në QNR deri më tani garën për të parin e Dragashit po prinë kandidati i PDK-së, Shaban Shabani me gjithsej 3283 vota pasuar nga kandidati i LDK-së, Selim Kryeziu me gjithsej 2384 vota.

Kujtojmë se ky është rezultatit momental, votat janë ende duke u rinumëruar për të pasur më pas me numërimin e votave me kusht, nevoja të veçanta dhe postë.

Në balotazhin e 19 nëntorit, në Dragash doli rezultati shumë i ngushtë ndërmjet kandidatit të PDK-së dhe atij të LDK-së.

Sot në QNR po bëhet rinumërimi i 35 vendvotimeve në këtë komunë, si dhe numërimi i votave me kusht dhe postë. /Opoja Sot