Këto janë votat me kusht në të gjitha komunat: A mund të përmbyset Dragashi?

Derisa janë publikuar rezultatet preliminare, disa komuna ende nuk kanë përmbyllur fituesin. Bëhet fjalë për komunën e Prishtinës atë të Prizrenit dhe Dragashit, ku votat me kusht pritet të përcaktojnë gjithçka.

Komuna e Prishtinës, ku prin Shpend Ahmeti me më pak se 300 vota përballë Arban Abrashit, për rezultatet përfundimtare duhet të pres edhe numërimin e më shumë se 1800 votave me kusht.

Rezultat shumë i ngushtë është edhe në komunën e Prizrenit. Kandidati i VV-së, Mytaher Haskuka prin me rreth 400 vota, në raport me kundërkandidatin e PDK-së, Shaqir Totajn. Në Prizren janë 1600 vota me kusht, që do të përcaktojnë përfundimisht fituesin, transmeton OpojaSot.com.

Në Dragash kandidati i PDK-së, Shaban Shabani kryeson me 41 vota ndaj Selim Kryeziut të LDK-së. Votat me kusht në komunën tonë janë 186.

Derisa nga VV kanë thënë se tashmë i kanë fituar këto dy komuna, në anën tjetër, nga LDK dhe nga PDK shpresojnë se do të fitojnë nga votat me kusht.

Këto janë votat e plota me kusht, të cilat nuk janë numëruar ende. /Opoja Sot