Koalicion tjetër në Dragash, PDK 2:2 LDK

Kur kanë mbetur edhe gjashtë ditë deri në mbajtjen e zgjedhjeve  gara për koalicione parazgjedhore pothuajse është përmbyllur.

Edhe pse në një debat televiziv ish-kandidati i AAK-së për Kryetar të Dragashit kishte shprehur pakënaqësi nga koalicioni me PDK-në duke thënë se pika të caktuara të Marrëveshjes nuk janë respektuar, sot Selami Saiti ka nënshkruar koalicion me PDK-në.

Marrëveshja u nënshkrua nga Saiti dhe Kryetari i degës së PDK-së në Dragash, Salim Jenuzi, ku i pranishëm ishte edhe kandidati, Shaban Shabani.

Ky koalicion për PDK-në është i dyti pas atij të nënshkruar me VAKAT-in, ndërsa LDK ka arritur po ashtu dy koalicione për garën e balotazhit, që mbahet këtë të dielë. /Opoja Sot