Komuna e Dragashit në bashkëpunim me Helvetas-in mbështet 60 fermer të blegtorisë me makina mjelëse

Grupi Lokal i Veprimit ‘’Bio Sharri’’ në mbështetje të Komunës së Dragashit dhe Helvetas Swiss Intercooperation, projekti Aftësitë për Punësim Rural (APR), sot ka realizuar aktivitetin e shpërndarjes së Makinave mjelëse për fermer të fushës së Blegtorisë (kultivues të gjedhëve qumështore).

Ky aktivitet ishte i shoqëruar me trajnime teknike rreth ngritjës së cilësisë dhe kapaciteteve prodhuese të prodhimeve blegtorale tek fermerët e Komunës së Dragashit.