‘Koritniku’ në syrin e bjeshkatarëve

Grupi i bjeshkatarëve ‘Hiking Njeri’, ndoshta është ‘institucioni’ më i madh në Kosovë që prezanton bukuritë natyrore të vendit para të huajve.

Ky grup gjatë vitit disa herë viziton edhe bukuritë natyrorë të krahinës sonë, duke na sjellë edhe fotografi mbresëlënëse.

Muajin që lamë pas, të dielën e 15 tetorit ata kanë vizituar malet e ‘Koritnikut’.

Koretniku
Pamje nga Koritniku

Malet e ‘Koritnikut’, të cilat gjenden në vargmalet e Sharrit dhe kapin një lartësi mbidetare 2,395 metër, janë një atraksion i vërtet për turistët e huaj dhe vendor.

Në vitin 2012 shumica e këtij pylli është djegur qëllimisht për arsye profiti. Në vendin e djegur të këtij pylli pas djegies rriteshin kërpudha të shtrenjëta, të cilat kapnin shifra të mëdha për shitje.

Në këtë link do të gjeni albumin me 269 fotografi të shkrepura nga profesionistët e ‘Hiking Njeri’. /Opoja Sot