Krasniqi i VV-së tregon mospërputhje të shifrave nga shitja e druve në Dragash: Dikush po mashtron!

Laurat Krasniqi, asambleist i Vetëvendosjes në Kuvendin Komunal të Dragashit ka prezantuar dy dokumente, ku sipas tij ka kundërthënie në raportimin e të hyrave nga Agjencioni Pyjor i Kosovës.

Krasniqi, duke iu referuar një dokumenti nga auditori gjeneral, thotë se Komuna e Dragashit ka të hyra nga Agjencioni Pyjor i Kosovës 11,999.00€.

Por, sipas Krasniqit Drejtoria për Ekonomi dhe Financa në Komunën e Dragashit prezanton shifra tjera.
Ai shkruan se dikush po e mashtron opinionin publik për 200€, duke ironizuar se “Ka kaluar koha kur llogaritë janë bërë me tami”.

Më poshtë shkrimi i plotë i Laurat Krasniqit

Sipas auditorit gjeneral, komuna e Dragashit ka të hyra nga Agjencioni Pyjor i Kosovës 11,999.00€. Ndërsa, sipas Drejtorisë për Ekonomi e Financa të komunës së Dragashit, të hyrat nga kjo kategori janë 11,798.82€.

Për 200.18€ dikush po e mashtron opinionin publik dhe neve si përfaqësues të qytetarëve në legjislativ.

Ps. Ka kalu koha kur llogaritë janë bërë me tami./OpojaSot.com